VIDEO/ Samiti i Poznan, Merkel sposton Ramën, ul Zaev në krah të saj

Premte, 05 July 2019 13:43

Në ditën e dytë të samitit të që po zhvillohet në Poznan të Polonisë midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, kancelarja Merkel, ka bërë një veprim domethënës duke shmangur ndryshe nga herët e tjera kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe vendosur në krah të saj atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në videon e shpërndarë në Twitter nga ky i fundit duket qartë afrimiteti i Merkel me Zaev, ndërkohë që Ramës as nuk i hedh as sytë.

Zaev synon që të mos dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së, për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Tirana, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, por duket se nga informacionet e para që kanë dalë në mediat ndërkombëtare, përveçse shuplakave për mos realizimin e kushteve, nuk pritet gjë tjetër

Të pranishëm në këtë samit të rëndësishëm përveç kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të rajonit,  janë edhe liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...