Çupi: Jemi në krizë të thellë, s’ka dialog me Ramën kryeministër

Premte, 05 July 2019 22:55

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi situatën politike në vend të krijuar pas votimeve të 30 qershorit.

“Janë zgjedhje të paligjshme, jo të ndershme. Për këtë arsye themi që janë thjesht votime brenda PS. Ajo çka i jep të drejtë të gjithë kauzës, djegies së mandateve, aksionit opozitar nga shkurti deri më sot me mbi 10 protesta kombëtare dhe lokale, është se jemi në një krizë të thellë dhe asgjë s’ka ndryshuar në datë 30. Vetëm është shtuar perceptimi që kemi një qeveri që nuk e meritojnë shqiptarët”,- tha Çupi.

Sipas ish-deputetes, 85% e shqiptarëve refuzuan qeverinë se nuk patën mundësi të zgjedhin. Ajo tha se PD-ja nuk dialogun me Ramën kryeministër.

“Ne kemi kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E duam pa këtë qeveri dhe pa këtë kryeministër. Në 30 qershor u pa që vetë votuan, vetë numëruan dhe vetë i kthyen në këtë farë derexheje. S’mund të ketë dialog me Ramën kryeministër. Janë 85% e shqiptarëve që kanë mbështetur kauzën tonë”, – tha më tej zonja Çupi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...