Basha - oligarkëve dhe kriminelëve: Do ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj!

Hënë, 08 July 2019 21:50

Lideri i opozitës. Lulzim Basha ka treguar sfidën e parë të vështirë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti, si dhe bën dy paralajmërime të forta.

Duke shprehur bindjen se sundimi i ligjit është rruga e vetme drejt Europës, kreu i opozitës kishte dy paralajmërime të forta. I pari ishte për ata që kanë abuzuar me pushtetin.

“Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!”- tha Basha, i çili nuk la jashtë vëmendjes edhe kriminelët.

 

“Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”- u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve.

Fund të fortëve të rrugës!

Fund të fortëve të politikës!

Fund të fortëve të medias!

Fund të fortëve të biznesit!

“Për të patur një qeveri të popullit duhet, në rradhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive”i theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyçe, që do tëgarantojnë këto reforma.

? Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.

? Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.

? Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje.

? Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

“Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”- vuri në dukje me vendosmëri lideri i opozitës, i çili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.” Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.”

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...