Basha mbyll protestën e opozitës: Rotacioni politik po vjen, t’i japim fund tranzicionit

Hënë, 08 July 2019 22:17

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi nga selia e PD aty ku u mbyll protesta e sotme e opozitës se Edi Rama e ka marrë vulën e largimit, e ka marrë dermën nga shumica absolute e shqiptarëve.

 

Ai falënderoi protestuesit dhe theksoi se opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën e tyre për ndryshim

 

“Falë kurajës suaj, këmbënguljes suaj, betejës suaj të nisur e të vazhduar pa ndalim, në diell e në shi, ditën dhe natën dhe kur gazi lotsjellës mbushte mushkëritë tuaj dhe shtëpitë e Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Tiranës, Kurbinit, falë sakrificës suaj sot shumica absolute e shqiptarëve ka përqafuar thirrjen tuaj Rama ik, e kanë refuzuar në mënyrën më bindëse, më masive, më qytetare edhe ditën më të zezë të qyqarit hajdut, kur nisi të vjedhë votat e tij. Edi Rama e ka marrë vulën e largimit, e ka marrë dermën nga shumica absolute e shqiptarëve. Edhe njëherë dua t’ju falënderoj gjithsecilit prej jush, njerëz të sakrificës, të betejës, që së bashku e vazhduam dhe vazhdojmë këtë betejë, por sot të bindur se jemi në krye të një shumice absolute të votës më të pastër të 30 qershorit, të 85% të shqiptarëve që folën me heshtje, me tallje, me brohorima, Rama ik. Aksionerë kryesorë janë qindra mijëra qytetarë që i dhanë betejë regjimit kriminal…

 

Duhet ta dinë mirë sot dhe në ditët në vijim. PD, opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Ndryshimi qëllimi ynë kryesor. Javët, ditët e javëve në vijim do të jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për ti dhënë forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Nuk mund të jetë çështje fjalës por veprash dhe garancish. Të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen por t’u japim shqiptarëve atë që kërkojnë, fund tranzicionit politik, standarde europiane. Keni mirënjohjen time, respektin tim. Të gjithë bashkë do t’i japim formë shpresës për ndryshim. Kam nevojë për ndihmën tuaj, qëndresën tuaj, vëmendjen tuaj teksa bashkë e mbyllim njëherë e mirë derën e tranzicionit, duke lënë jashtë Edi Ramën”, deklaroi kreu i PD.

Modifikuar më Hënë, 08 July 2019 22:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...