“Qëllimi i tij, provokimi” ministrit serb i refuzohet hyrja në Kosovë

E mërkurë, 10 July 2019 13:19

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj.

Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se, vet kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim, pasi “qeveria e Serbisë e di se çdo lloj vizite në Kosovë është e ndaluar për Ministrin e Mbrojtjes”.

Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast. Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviç, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e të tjerë./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...