Pasi mori në dorë ‘dosjen e 30 qershorit’, Glover takim me Zgurin

E Enjte, 11 July 2019 12:46

Ambasadorja e OSBE/ODHIR Audrey Glover, ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së Klemnd Zguri, një ditë pasi mori në dorë dosjen me shkeljet e votimeve të 30 qershorit. Takimi, një ditë para largimit të Gover nga Shqipëria, mendohet të jetë fokusuar në votimet e 30 qershorit. Votime që opozita i cilëson “nul” dhe të “jashtëligjshme”.

Qëndrimi i Zgurit
Kryetari i KQZ-së ka mbajtur qëndrim kritik lidhur me votimet e 30 qershorit. Ai shprehu shqetësim lidhur me shifrat kontradiktore të KQZ-së, që nxorën më shumë vota sesa votues. Për këtë, Zguri tha se mund të ketë manipulim dhe kërkoi hetim administrativ. Por kërkesa e tij u rrëzua nga 4 anëtarët socialistë në KQZ, që janë shumicë në komision.

Dosja e 30 qershorit
Dosja e 30 qershorit iu dorëzua Gloverit një ditë më parë nga Monika Kryemadhi, gjatë takimit në selinë e LSI. Burime zyrtare nga LSI thanë se Kryemadhi “i paraqiti një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria më 30 qershor”.

“Znj. Kryemadhi i dorëzoi Znj. Glover një dosje voluminoze me fakte të shumta mbi maskaradën e 30 qershorit dhe rolin kriminal të qeverisë dhe Edi Ramës në to. Kjo dosje i vë vulën Edi Ramës dhe qeverisë që kanë humbur çdo të drejtë dhe besimin e të gjithë qytetarëve shqiptar se mund të organizojnë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi siç u provua edhe në zgjedhjet ku konkurronte vetëm partia socialiste, votonte vetëm Partia Socialiste dhe numëronte vetëm Partia Socialiste, manipulimet ishin skandaloze duke treguar fytyrën e vërtetë të raportit me shtetin dhe votën e lirë. Gjithashtu Kryemadhi pohoi se kjo dosje vazhdon të zgjerohet me fakte të tjera të cilat po ofrohen nga burime të shumta informacioni, qytetarë, organizata, etj., dhe sigurisht në vijimësi ODIHR do të informohet për çdo fakt të ri që do të sigurohet”, shtuan të njëjtat burime.

Dy ditë më parë, Glover u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Pas takimit, PD bëri me dije se Partitë e koalicionit opozitar i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita e bashkuar synon që, “përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor”.

Në një deklaratë nga selia blu këtë të mërkurë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se për ODHIR, votimet e 30 qershorit janë antiligjore. “Me pohimin se ‘Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit’, Misioni i ODIHR-it, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë”, tha Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...