Qeveria ligj për rritjen e çmimit/ Shehaj: Taksë apo tarifë, shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë karburantin

E Enjte, 11 July 2019 17:00

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar lidhur me vendimin e ri të qeverisë për të vendosur një taksë të re mbi karburantet.

Teksa publikon ligjin e ri, Shehaj e quan kryeministrin Edi Rama një mashtrues, i cili po gënjen njësoj si për taksën e Rrugës së Kombit.

Sipas Shehajt, taksë apo tarifë, shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë karburantin.

Postimi i plotë i Agron Shehaj:

Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.

Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë.."
dhe "Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1.."

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.

Qeveria Rama ka ndërmarrë një tjetër nismë  që do të rëndojë xhepat e qytetarëve.

Nëse ky ligj hyn në fuqi atëherë çmimi i naftës do të rritet me 20 lekë për litër.

Image

 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...