Alibeaj: Kauza e PD ka fuqi të madhe, shqiptarët nuk do ta pranojnë diktaturën

Premte, 12 July 2019 10:49

Enkelejd Alibeaj theksoi në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN, se kauza e PD-së ka fuqi të madhe dhe sot shqiptarët nuk mendojnë më vetëm për interesin e tyre të vogël, por kanë brumin për të menduar për gjëra të mëdha si liria e zgjedhjeve dhe demokracia. Kur iu vu në dukje nga moderatori Endri Xhafo se kjo ngjan me frazën “bar do të hamë dhe parimet nuk i shkelim”, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike tha: “E kundërta, bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë”.

“Në fakt as bar nuk po hanë sepse situata ekonomike është shumë e keqe. Asnjë kryebashkiak i djathtë apo anëtar kryesie dhe të gjithë ata që ishin prezentë në atë mbledhje ku u diskutua djegia e mandateve nuk kanë pasur asnjë kundërshtim në lidhje me djegien e mandateve nga ana jonë. Të gjithë ishin të bindur se në atë situatë ku kishte degraduar Parlamenti, ishte rruga e vetme. Asnjë nga kryetarët tanë të bashkive, në momentin kur vendosëm që nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje, nuk pati pakënaqësi. Ata e kuptuan se kjo lëvizje e rëndë që bëmë, sepse është e rëndë, do të sillte më pas dobishmëri jo vetëm për PD-në, por dobishmëri publike”, deklaroi Alibeaj.

Anëtari i Kryesisë së PD-së theksoi më tej se “për të veshur shiritin e kryebashkiakut duhet dekreti i Presidentit, rezultati i deklaruar ligjërisht nga KQZ-ja dhe gjykata e rrethit gjyqësor vërteton vlefshmërinë ligjore të atij kandidati”.

“Nëse një gjyqtar, megjithëse nuk e besoj që do të ndodhë, do i thonte pretendentit për kryebashkiak që dekreti i Presidentit thotë se ka zgjedhje në 13 Tetor dhe nuk ta vërtetoj mandatin, ata që janë kryetarë bashkie në detyrë do të vazhdojnë sipas ligjit dhe do të presin një proces zgjedhor të ligjshëm për t’i lënë vendin pasardhësit”, u shpreh Alibeaj.

Në lidhje me pritshmëritë e tij se kur do të ngrihet Gjykata e Lartë, Alibeaj theksoi: “Që të ngrihet Gjykata e Lartë, do të duhet që çdo kandidat që vjen nga niveli i parë ose i dytë, të ketë kaluar një herë nga Vetting-u dhe problemi këtu është koha. Kjo është edhe arsyeja që Gjykata Kushtetuese do të vonojë, pasi 3 anëtarë të saj do të duhet të vijnë nga Gjykata e Lartë, e cila jo në shtator, por as vjeshtën tjetër nuk do të ngrihet”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...