“LSI i refuzoi një marrëveshje të dytë dhe Rama zgjodhi aleancë me krimin, e konfirmon DASH"

Saturday, 13 July 2019 11:57

Pas publikimit të raportit të fundit të DASH, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thekson se situata me të cilën është katandisur vendi, vjen për shkak të blerjes së votës.

Ai thotë se LSI i refuzoi ftesën për një marrëveshje të dytë Ramës në 2017, dhe për këtë arsye sipas tij, kryeministri Rama bëri aleancë me kriminelë.

Reagimi i plotë i Spahiut:

“E vërteta e hidhur e thënë nga DASH e ka bazën vetëm në një gjë, pamundësia që shqiptarët të votojnë të lirë.

Situata ku jemi katandisur, si vendi më i korruptuar, si vendi ku oligarkë bëjnë ligje vetëm në interes të tyre, ku banda e kriminelë bëjnë ç’të duan e si të duan pa i hyrë gjemb në këmbë, ka lidhje vetëm me hallin e madh që kishte Edi Rama, të mbante karrigen e KM-s në 2017-n.

I ngelur vetëm përpara zgjedhjeve, pasi LSI ia refuzoi ftesën për një marrëveshje të dytë dhe, pas eksperimentit “të suksesshëm” me zgjedhjet në Dibër, Edi Rama nuk kishte zgjidhje tjetër veç aleancës me kriminelë të të gjitha llojeve. Favoret që ju kishte bërë në katër vite duhet ti ktheheshin mbrapsht.

Kushti që opozita ka, zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, duhet të jetë i pa negociushëm, ndryshe, ai do të përsërisë të njëtët skenarë, blerje masive të votës, blerje të komisionerëve dhe mbushje të kutive (skema Maqellara), dhunë dhe intimidim të votuesve nga kriminelë “të kualifikuar” tashmë për zgjedhje, si dhe dajaku administratës për të votuar i gjithë fisi Rilindjen.

Skema tjetër mund të jetë ajo e 30 Qershorit, të gjithë bashkë në një koalicion me Rilindjen, zgjedhje të qeta, pa shpenzime, pa programe, pa opozitë..!!!!

Vetëm se pas kësaj, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit do të jetë akoma më i rëndë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...