Mandatet e kryebashkiakëve/ Juristi i njohur: Gjykatat të mos kthehen në noter paligjmërie

Diel, 14 July 2019 18:01

onfirmimi i mandateve nga ana e gjykatave për kryebashkiakët e majtë, për juristin Jordan Daci është një veprim që po e kthen Gjykatën në noter.

Sipas tij nuk mund të verifikosh një mandat që ka dalë nga një sistem i paligjshëm, derisa nuk ka ende një vendim për dekretin nga Gjykata Kushtetuese.

 

Jordan Daci shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe për këtë Gjykata nuk mund të verifikojë kushtet e një mandati, duke kujtuar edhe nenin 45 të Kushtetutës.

 

"Praktikisht këto zgjedhje janë të paligjshme dhe bien ndesh me Kushtetutën. Për rrjedhojë nuk mund të verifikojë kushtet e një mandati të prodhuar në këtë mënyrë. Do të vërtetojnë që mandati është jo i rregullt dhe nuk duhet ta vërtetojnë. Gjykatat duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe të mos kthehen në noter të një paligjshmërie dhe antikushtetushmërie, të cilën ne e kemi prezent tashmë", shprehet Daci.

Gjykatat sipas tij, duhet të dëgjojnë argumentet e të gjitha palëve të  interesuara për këtë proces.

"Në asnjë lloj rrethane gjykatat nuk munden që të mos dëgjojnë palët e interesuara dhe të mos u japin legjitimimin e tyre në proces për të paraqitur provat për mbrojtjen e interesit të tyre2, vijon arsyetimin e tij Jordan Daci.

Juristi mendon se kryebashkiakët e opozitës kanë të drejtë të mos lirojnë zyrat, por thotë se duhet ta bëjnë këtë nëpërmjet rrugëve ligjore.

"Në këto kushte ata kanë të drejtën morale dhe ligjore që të mos e pranojnë një fakt të tillë duke pretenduar se mandati i tyre ndërpritet në mënyrë të paligjshme nga një mandat i fituar në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese", thotë juristi.

Sipas Dacit, çështjen e fletëve të votimit në Vaun e Dejës duhet ta zgjidhë Gjykata, pasi në nisje të procesit të votimit fletët që vinin nga Sllovenia kanë qenë ende në kufirin e Hanit të Hotit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...