PD: Aktorët kryesorë të Komisionit Hetimor për Metën, janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339”

Hënë, 15 July 2019 16:43

Aktorët kryesorë të KomisioniT Hetimor për Presidentin e Republikës, janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunimit me krimin e organizuar, të cilët do të duhej të hetoheshin vetë nga drejtësia. Qëllimi është të mbulohen skandalet e qeverisë.

Ilir Ndrazhi krahu politik i bandës së Abdylajve, Ulsi Manja i dosjes 184, Jurgis Çyrbja përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Bajrajve, Damian Gjiknuri, i cili falsifikoi dokumenta zyrtarë të qeverisë amerikane për llogari të Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Sot denoncojmë një skandal tjetër të Edi Ramës, i cili nuk është se ka filluar sot, por si ai keqbërësi, krimineli, që kapet gjithmonë në krim, kërkon të mbulojë një zullum me një zullum tjetër, kërkon të mbulojë një krim me një krim tjetër.

Kjo e radhës është Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit të republikës. Ky zullum i ri i Edi Ramës nuk është thjeshtë për çështjen e Presidentit të Republikës, por bëhet për disa shkaqe. E para, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e panumërta, për të mbuluar skandalin me skandal, sepse ai nuk del dot nga ajo vorbull ku ka hyrë. I dyti synim që kërkon Edi Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo lloj institucioni, çdo individ që punon në administratë, çdo personalitet, që të mos guxojë t’i dalë kundër qeverisë, pasi kjo e pret.

Dhe mbi të gjitha, skandali qëndron tek vetë përbërja e Komisionit Hetimor, pra tek ata deputetë që do të vendosin shkarkimin e presidentit të republikës. Përpara se të ndodhë kjo, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se kush do ta hetojë presidentin e republikës. Do ta hetojë Ilir Ndrazhi, i cili është përfaqësuesi politik ose krahu politik i bandës së Abdylajve, të cilin Abdylajt e kishin vënë në listë, me numër rendor, dhe i premtonin se do fitonin edhe 10 me 0 madje, dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do të votojë shkarkimin e presidentit të republikës. Kush është kryetari i Komisionit Hetimor?

Ulsi Manja i dosjes 184, që Zoti e ruajtë me ç’kanë dalë nga përgjimet e Bild-it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh, me drejtorë arsimorë, e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Për presidentin e republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se “po na bëjnë hetime” dhe i kërkonte që të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për presidentin e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit. Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Bajrajve, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikuar dokumente zyrtare të qeverisë amerikane.

Pra, aktorët kryesorë të këtij komisioni janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të blerjes së zgjedhjeve apo të lidhjes dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

 

Ulsi Manja do të hetojë presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo.

 

Po pse nuk e heton dikush Ulsi Manjën për atë çfarë ka bërë në Dibër, që kanë dalë përgjimet në “Bild”?

 

Pra, e gjithë bota e ka dëgjuar, e ka parë me zë dhe me figurë Ulsi Manjën se si shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.

 

Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja por i hetuar nga prokuroria. Ai duhet të ishte në burg për një krim që e panë të gjithë shqiptarët me zë dhe me figurë.

 

Shqiptarët nuk mund të gënjehen sot me propagandë.

Edi Rama e ka të qartë se komisionet për shkarkimin e Presidentit janë një sajesë propagande dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e zgjedhjes, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit u shërben njerëzve, i shërben interesit publik, ndërsa votimet moniste të 30 qershorit siç shprehet edhe OSBE/ODIHR-i u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e qytetarëve.

Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush, por kemi një komision hetimor të mbushur me bashkëpunëtorë të krimit të organizuar që do të hetojë presidentin pse ka nxjerrë këtë dekret që është akoma në fuqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...