Një komb një qendrim, kumti i shenjtë dhe sot

Hënë, 15 July 2019 22:02

Samiti i Berlinit faktoi planin antishqiptar (Thaçi- Vuçiç- Rama) për ta ndarë Kosovën duke i dhënë një territor të madh shqiptar Serbisë. Në Berlin, në nmuajin prill, u vërtetuan të gjitha shqetësimet për projektin e Serbisë së Madhe e cila po favorizohej në Beograd nga Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Ranma dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Jo vetëm analistë ndërkombëtarë , por edhe politika shqiptare e kosovare u reshtua qartë kundër kësaj tresheje që në korridoret evropiane, në mbështetje nga ish-zyrtarja Mogherini, valëvitnin flamurin e serbomadhisë. Aq i pistë ishte ky plan, saqë ndaj atyre që e kundërshtuan u përdor makineria e baltosjes edhe për ngjarje të fiksuara dhe arkivuara në historinë shqiptare. Hashim Thaçi shkoi deri në kërcënime me kanun ndaj kundërshtaritr më të madh të këtij plani, ish-kryeministrit Sali Berisha. Presioni u ushtrua edhe ndaj Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas Samitit të Berlinit, ai deklaroi se Rama dhe Thaçi i bënin presion që Kosova të heqë taksën për mallrat e vendosur si kudnërpërgjigje ndaj agresionit serb mbi Kosovën dhe pazarit për ndarjen e saj.
Formulën për shkëmbimin e territoreve nuk e solli asnjë në tavolinën e faktorit shqiptar dhe as atë serb, por ishte zelli i Ramës, Thacit në bashkëpunim me Vuçic për interesat e Serbisë që madhe që trazuan jo vetëm rajonin po dhe faktorin ndërkombëtar. Por ky plan djallëzor, antishqiptar i mori goditjen me vdekje në Samitin e Berlinit nga Kancelarja Merkal, e një vendi mik si Gjermania duke zeruar gjithçka të planifikuar nga kjo treshe për të marr territore shqiptare në favor të Serbisë, e për këtë Rama dhe Thaçi ishin dakord mjaft që të rrinin në karriget e ngrohta të pushtetit.

Modifikuar më Tuesday, 16 July 2019 09:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...