VIDEO/ Plas sherri mes anëtarëve të KQZ: Po u hapën kutitë e votimit do shihen shenjat e gishtave të Bibës

Hënë, 15 July 2019 20:08

Një debat i ashpër ka shoqëruar mbledhjen e mbyllur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve midis kryetarit të këtij komisioni Klement Zguri dhe nënkryetarit, Denar Biba, ku kreu i KQZ-së ka kërkuar hapjen e kutive të votimeve të 30 qershorit për të parë nëse aty ka apo jo më shumë fletë votimi se sa numri i votuesve që kanë shkuar realisht në votimet, ndërsa Biba ka insistuar për të mos i hapur duke kërkuar të fshehë manipulimin.

Klement Zguri: Jemi pothuajse në përfundim të këtij procesi që ka të bëjë me kërkesat ankimore

Në në një farë mënyre i kemi shfaqur opinionet tona, kemi folur, diskutuar, propozuar, vendosur, dhe sigurisht kemi konkluduar

I vetmi problem që kur ka filluar dhe deri sa po mbaron, i vetmi shqetësim, është se ka fletë votimi më shumë se zgjedhës

Është e vetmja gjë serioze, shqetësim serioz

Ndërhyn Denar Biba: Si ka më shumë fletë votimi më shumë se votues

Klement Zguri: Ka mundësi të më lesh të flas

Denar Biba: Jo, jo, unë të lej të flasësh, po jo të gënjesh

Klement Zguri: Ti hapi kutitë dhe të shohim kush gënjen

Denar Biba: A prandaj jam gënjështar unë se ti kërkon me patjetër të hapësh kutitë, ta lesh procesin që ata fitues të mos marrin…

Klement Zguri: O Denar nuk më shqetëson fare ti, kështu që mos u lodh për të ndërhyrë

Ore ju dëgjoj nga përfaqësuesi i partisë sa jeni në tavolinë ju dëgjoj të gjithëve me respekt

Denar Biba: Si mund ta thoni , kjo është e pabesushme

Klemgtt Zguri: Hape dhe besoje. Hapi kutitë dhe besoje

Denar Biba: Po provoje

Klement Zguri: Po pra hape dhe bësoje po them

Denar Biba: Apo të gjithë ata që ke nga mbrapa, një provë të vetme

Klement Zguri: Unë s’kam nga mbrapa, ti i ke

Dhe ti se i hap se po i hape në mënyrë figurative po të shukohen listat janë shenjat e gishtace të tu, në mënyrë figurative po të them.

Modifikuar më Hënë, 15 July 2019 20:10

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...