Vasili denoncon Ramën: Si ndryshoi ligjin për të blerë arin në Shqipëri

Hënë, 15 July 2019 22:09

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, akuzon Kryeministrin Edi Rama se me ndryshimin e ligjit për Rezervat Materiale të Shtetit, po i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ia jep vetes. Përmes një denoncimi në rrjetet sociale, Vasili kujton se si ndryshimi është votuar nga Parlamenti.

Për nënkryetarin e LSIsë, Kryeministri i ka hequr qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për Mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.

“Edi Rama i ka dhënë vetes në mënyrë individuale të drejtën, që të blejë vetëm ai, me urdhër të tij, arin e Shqipërisë dhe jo qeveria siç ka qenë e vendosur me Ligjin. Nr. 9900, dt. 10. 04. 2008. Parlamenti i Edi Rams ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10. Me këtë ndryshim, Kryeministri ia ka hequr qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për Mallrat e grupit A, ku është ari pjesë kryesore e tyre, dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.

Në relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: kjo bëhej që këto blerje të kryheshin më shpejt, pra, të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte. Ky mashtrim është sa bajat, aq edhe provon qëllimet e errëta personale të Kryeministrit në këtë aferë”, deklaroi Vasili.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...