Presidenti Meta kthen në kuvend edhe ligjin për qeverisjen vendore

Tuesday, 16 July 2019 10:28

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer qeverisë dy ligje, të miratuara në seancën e 20 qershorit. Perveç ligjit për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve, bëhet fjalë edhe për ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Në shpjegimet e tij, Presidenti thotë se Kuvendi i Shqipërisë duhert të rishikojë nenet 3 dhe 4 të ligjit për vetëqeverisjen vendore.  "Presidenti i Republikës, konstaton se Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimet që ka vendosur të realizojë nëpërmjet nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019, po krijon një kompetencë të re për autoritetet vendore, por nuk ka parashikuar asnjë dispozitë mbi mënyrën ligjore se si këto autoritete (Këshillat Bashkiakë) do të formojnë vullnetin e tyre për të përzgjedhur subjektin me të cilin do të hyjnë në marrëdhënie për të zhvilluar pasuritë e paluajtshme në pronësi të tyre", thuhet ndër të tjera në arsyetimet e kreut të shtetit.

Kjo gjendje paqartësie, -shprehet Presidenti-krijon shteg për abuzim dhe mundësi që në praktikë kjo kompetencë e re të keqpërdoret me pasoja të pariparushme për pronën publike dhe interesin publik. "Gjithashtu, e drejta për zhvillim e pronës në pronësi të pushtetit lokal është drejtpëdrejtë një mënyrë tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme", thotë Presidenti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...