‘Malaj shkarkohet se nuk zbaton sms-të e Ramës’/ Ish-ministri: “Nuk u pajtua me banditët qeverisës’

Tuesday, 16 July 2019 18:18

Nisja e procedurave nga socialistët për shkarkimin e Arben Malaj nga Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas tyre për ‘shkelje të rëndë të etikës’ me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike, ka sjellë edhe reagimin e opinionit publik

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në profilin e tij në facebook shkruan se Malaj është një qytetar i denjë dhe ka kontribuar vetëm mbi parime sa i përket politikës.

“Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.

 

Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut”.

Manjani shkruan më tej se ligjërisht Malaj nuk mund të shkarkohet vetëm pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

“Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend.

Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.

Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!”

Modifikuar më Tuesday, 16 July 2019 18:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...