Njeriu i besuar i Merkel në krye të BE-së, merr 383 vota në Parlamentin Europian

Tuesday, 16 July 2019 19:58

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian.

Ajo është mbështetur nga deputetët dhe ka marrë plotë 383 vota duke marrë kështu postin e Presidencës së KE.

Për të marrë këtë detyrë ministres gjermane të Mbrojtjes i duheshin 374 vota por ajo i ka kaluar pritshmëritë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Von der Leyen ka marrë vota edhe nga socialistët evropian.

Përpara votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Jean Claude Juncker.

"Puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive" ishte një pjesë e fjalës së mbajtur nga Von der Leyen para Komisionit Europian.

Kështu ajo bëhet gruaja e parë në botë që merr këtë post.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...