Ish-ministri socialist tall keq Ramën: Je aq transparent me shqiptarët, si fotoja nudo që dole në plazh

E mërkurë, 17 July 2019 21:40

Ish-deputeti socialist, Elmaz Sherifi i cili në kohën e Fatos Nanos ka qenë dhe ministër, ka sulmuar sërish kreun e rilindjes, Edi ramën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sherifi, duke cituar fjalët e kryeministrit që do të ikte nga pushteti kur të donte ai dhe jo kur të donin shqiptarët, me ironi shkruan se Rama është më transparent se kurrë me popullin.

Ja postimi i Sherifit:

“Eshte trasparent” !

Rama gjithenje ka qene transparent, ashtu si fotografia nudo ne plazh me femren qe ia ka bere burrin minister. Meta e nxorri nga “kriza” duke deklaruar athere, se per nje “artist” ishte normale !

Edi u be kryetar i Partise Socialiste duke deklaruar se nuk ishte politikan. Artist e duan socialistet, dhe ai po e realizon qeverisjen, sipas shijeve te tij artistike, te materializuar ne pikturat e tij qe zbukurojne zyren e kryeministrit.

Sa erdhi ne qeveri zbukuroi godinen e qeverise, pa projekt, pa fonde te parashikuara ne buxhetin e shtetit, pa tender dhe pa e deklaruar asnjehere cili i kreu punimet. Me ate veprim dha orjentimin si do qeverisej Shqiperia nga ministrat e tij dhe u krijua Modeli i Ri i qeverisjes deri sa mberriten te PPP qe jane Piramida e Sudes !

Kur mori mandatin e dyte me 2017 u tha shqiptareve se qeveria e tij do te ikte jo kur te duan shqiptaret,por kur te doje ai. Le te behen protesta.Ai nuk ka vendosur te iki.

Deklaroi se do beheshin zgjedhjet vendore edhe pa dekret. Na u kryen.

Tani nuk do te kete as veteqeverisje vendore. Rama po jep porosi se cili do te hiqet nga bashkite e cili do te mbetet ! Doni me per Belulin ? Eshte trasparent !

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...