Rama: Ju digjni mandatet, por unë i vë zjarrin Shqipërisë dhe nuk iki!

E Enjte, 18 July 2019 10:34

Djegia e mandateve nga ana e opozitës së bashkuar, PD-LSI, 6 muaj më parë ishte akti i fundit për të paralajmëruar shqiptarët dhe ndërkombëtarët, se Edi Rama po instalonte me shpejtësi një autokraci në vend. Largimi i opozitës nga një parlament, i cili me anë të fuqisë së shumicës së kartonëve që posedon Rilindja (prodhuar nga vjedhjet e zgjedhjeve të 2017), shënjoi edhe rrëzimin e të fundit fasadës që përdorte Rama.

Por as kjo lëvizje, as protestat e shumta, as publikimi nga BILD i përgjimeve që tregojnë se çfarë i punon manipulimi të votës organizata e Ramës, as bërja e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit të pa dekretuara dhe të manipuluara hapur duke mbushur kutitë, as bojkotimi që i bënë kësaj autokracie 85% e votuesve, nuk e lëvizën klanin e Ramës nga vendi. Madje përkundrazi, kjo organizatë po ecën përpara me arrogancë, edhe pse vendi në çdo pikëpamje po shkon drejt greminës. Janë të vendosur që të kapin edhe institucionin e fundit që nuk zotërojnë, presidencën, vazhdojnë me shpejtësi të japin tendera dhe koncesione për të njëjtin grusht të ashtuquajturish “biznesmenë strategjikë”, ndërkohë që nuk ndjejnë asnjë lloj përgjegjësie se vendit sërish ju shty hapja e negociatave për në BE.

Mbetet ende është mister arsyeja se çfarë e mban ende në karrigen e kryeministrit, Edi Ramën, në këtë situatë të degraduar politike, institucionale, si dhe me një ekonomi që po shkon drejt fundit si pasojë e korrupsionit dhe skemës grabitqare të PPP-ve. Mban ai peng vendin, apo e mbajnë atë peng që të mbajë peng Shqipërinë, pak rëndësi ka. Ajo që tashmë duket qartë është fakti, se Rama dhe klani i tij ku ndërthuret krimi i organizuar me mafien ekonomike, nuk shkulet nga kontrolli i vendit, edhe nëse fatura më e shtrenjta e mundëshem; djegia e Shqipërisë.

Pikërisht këtë situatë ka përdorur për motiv në punën e tij të radhës, (botuar në Mapo), karikaturisti Bujar Kapexhiu; Ju digjni mandatet, por unë djeg Shqipërinë!  

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...