Vendimi për Sakon, reagon Duka: Gangsterllëk politik mbi gjyqësorin

Premte, 19 July 2019 16:03

Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar për vendimin e dhënë sot nga gjykata e Durrësit duke njohur Valbona Sakon si kryetare të Bashkisë.

“Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme, dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit.” -shkruan Duka, ndërsa shton se kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë.

“Ky gangsterllëk politik mbi gjyqësorin është kryer nga ata që janë vetëshpallur korifenjë të ‘drejtësisë së re’, por që në fakt po vërtetojnë se e vetmja gjë e re, është guximi i tyre për të shkelur me këmbë Kushtetutën dhe mbarë vendin.” -përfundon Duka reagimin e tij.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...