Meta shpërfill hetimin e Kuvendit: Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Tuesday, 23 July 2019 21:05

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço në Ora Neës e ka konsideruar me ironi procedurën e nisur nga Kuvendi për shkarkimin e tij, si procedurë “dekorimi”. “Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, - është shprehur ndër të tjera Presidenti Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja (Sonila Meço): Mirëmbrëma zoti President! Mirë se ju gjeta!

 

Presidenti Meta: Mirëmbrëma Sonila, ju dhe të gjithë ndjekësve tuaj!

 

Gazetarja: Jemi në Presidencë. Përballë kam Kreun e Shtetit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar një President, në një intervistë në kushtet kur Parlamenti ka ndërmarrë një procedurë për shkarkimin e tij. Si ndiheni si President nën hetim administrativ dhe me procedura shkarkimi?

 

Presidenti Meta: Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë.

 

Gazetarja: Po ju në ç’ligj jeni bazuar për të marrë një vendim, për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues?

 

Presidenti Meta: Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri....

 

Gazetarja: Falë dhe një reagimi dhe një kohezioni të jashtëzakonshëm mbarëpopullor, le të themi.

 

Presidenti Meta:....të veçantë për kohën, po të kemi parasysh vitin ’91 dhe i shtyu zgjedhjet dhe i dha mundësi opozitës së re që të merrte pjesë. Nuk jam duke përmendur dhe rastin tjetër të vitit 2006-2007, kur zoti Rama ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe zoti Berisha ishte Kryeministër, ku përsëri u shty data e zgjedhjeve për shkak të një certifikate që zoti Rama kërkonte në atë kohë si garaci që të mos manipuloheshin zgjedhjet. Nuk po përmend dhe precedentë të tjerë, nga paraardhës të tjerë. Nuk e di, cilin nen të Kushtetutës kam shkelur.

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2019 21:13

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...