‘Ne jemi pakica profesionale, jo budallenjtë që ti u blen votën’/ Budina-Ramës: ‘Nuk ke për të shpëtuar....’

E mërkurë, 24 July 2019 16:55

Lufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon edhe në orët e pasdites edhe pse Rama urdhëroi administratën që tu heqë energjinë elektrike artistëve dhe qytetarëve që tashmë janë në brendësi të Teatrit.

Robert Budina për Syri Tv i ka kthyer edhe përgjigje reagimit të kryeministrit Rama që i quan ata pakicë.

‘Cila pakicë more zotëri? Me çfarë cipe del ai dhe bën një status dhe do vazhdojë ndërtimin e Teatrit dhe ne qekemi pakicë. Ne përfaqësojmë shumicën absolute. Pakica profesionale do mbetet në shekuj dhe nuk do jene këta budallenjte që shesin votën për një kafshatë. Ky kryeministër është futur në një hall të madh. Tani ka vendosur edhe gardhet me hekura. Por njerëzit do ta mbrojnë Teatrin. Alenca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është një formacion politik. Ne do përpiqemi të çajmë kordonin e policisë si në mëngjes dhe do të fitojmë. Me fjalën tonë ne i bëmë të ndërgjeshëm policët që nuk kishin të drejtë.

Ky kryeministër vepron me telefon dhe nuk sjell me urdhëra.

Ky fut të tjetrët dhe me duart e tyre kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Po ja themi nuk ka për të shpëtuar....” tha Budina.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...