Rama vazhdon politikën "përça e sundo", nxjerr Ndriçim Xhepën për Turpin Kombëtar

Saturday, 27 July 2019 11:00

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër ‘veteran’ të skenës shqiptare si mbështetës të prishjes së Teatrit Kombëtar.

Rama publikon mesazhin e aktorit të njohur Ndriçim Xhepa për çështjen e Teatrit, për të cilin thotë se është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste.

Rama e cilëson godinën e teatrit një Turp Kombëtar.

STATUSI I KRYEMINISTRIT
Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar! Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë. Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar. E cila s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune.
NDRIÇIM XHEPA
Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh.

 
Rama Fb

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

Politikë

KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

  Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar dje vendimin për largimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Vendimi për Dvoranin u mor më 11 qershor, ndërsa dje...

EKSKLUZIVE/“I fortë bëhesh kur paguan, Europa e shqiptarëve është një gënjeshtër…”, Takaj: Skënderbeun nuk e lë edhe nëse vendimi…

Sport

EKSKLUZIVE/“I fortë bëhesh kur paguan, Europa e shqiptarëve është një gënjeshtër…”, Takaj: Skënderbeun nuk e lë edhe nëse vendimi…

Qershori pritej të ishte muaji vendimtar për të ardhmen e Skënderbeut, por tani jemi futur në korrik dhe ankthi në klubin korçar po shtohet. Vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!