VIDEO/ “Mos e ndaloni betejë me qeverinë”, turistët spanjollë vizitojnë Teatrin: Në vendin tonë objekte të tilla ruhen

Saturday, 27 July 2019 18:45

Një grup turistësh spanjollë kanë vizituar godinën e Teatrit Kombëtar duke e cilësuar si godinë me vlera kulturore dhe historike. Gjatë një prononcimi për Fax News, turistët kanë sugjeruar rikonstruksionin e godinës në vend të shembjes së saj.

“Mund të jetë e vështirë të luftoni me qeverinë, por mos e ndalOni betejën. Kjo godinë është historike”. Ky ishte mesazhi i një grupi turistësh Spanjollë që kishin zgjedhur godinën e Teatrit Kombëtar si një nga pikat e vizitës së tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri.

“Mund të jetë e vështirë të dilni dhe të luftoni kundër qeverisë, dhe nuk e di se sa sukses do të keni, por ju them të përpiqeni dhe të mos e ndalni betejën tuaj. Kjo godinë është hitorike, ka vlera kulturore dhe është mjaft interesante”, shprehen ata.

Të informuar mbi aktualitetin e çështjes së Teatrit në Shqipëri, turistët e krahasuan gjendjen e Teatrit me godina të tjera të vjetra në Spanjë që sipas tyre, pavarësisht vjetërsisë ruhen dhe mbrohen nga qeveria.

Sipas tursitëve, me pak financime mund të arrihet rikontruktimi i godinës, në vend të shembjes së saj.

“Për sa kohë është e përdorshme dhe pa dëmtime nga brenda, përse të prishet? Të tilla situata kemi pasur dhe në Spanjë për disa godina të vjetra, por tani ruhen dhe mbrohen nga qeveria, madje kjo sallë është shume më intersante. Me pak financime mund te rikonstruktohet, në vend që të shembet”, tha njëri prej tyre.

Protesta e Teatrit Kombëtar si dhe vendimi i qervisë për shembjen e godinës, ka gjetur jehonë edhe në disa nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare, të cilat në artikujt e deritanshëm e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...