Ish-ministri, Arben Malaj: Do kthehem në PS, këta e molën dhe e shkatërruan

Hënë, 29 July 2019 08:41

Reagimi i plotë i Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS:

Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS-ja të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimmarrjet e mia.

Në 1991, ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parët dhe u kthyen po të parët për të t’i thitur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del më shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë.

Në 1991 unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat që bashkëpunova si nënkryetar i PS Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “cmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit.

Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet.

PS ka shumë detyrim ndaj tyre dhe personaliteteve të tillë në degët e saj.

Gëzimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur janë në moshë aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ata janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal.

Në 2013-ën kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS.

Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj.

Mjaftistët dhe të babëziturit duket se e molën 99% PS-në.

Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.

Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama.

Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-ën, paszgjedhjeve, por e bllokuan. Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnerarisht në PS nuk e cenon dot asnjë.

Mirënjohje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...