PD Kavajë: Nesër të gjithë para bashkisë, kundër farsës zgjedhore

Hënë, 29 July 2019 19:36

Ditën e nesërme rreth orës 10:00 është parashikuar të organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe marrja e mandatit të Kryetarit të kësaj bashkie nga socialisti Redjan Krali.

Gazetari Kelment Baçi raporton për “Balkanweb” se ky zhvillim politik në Kavajë pritet të organizohet në një ambient jo të qetë, pasi Kryetari aktual i Bashkisë Kavajë z. Isa Sakja mbështetur edhe nga strukturat e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar një protestë, pikërisht 30 minuta para fillimit të procedurave për marrjen e kësaj bashkie nga të majtet.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kavajës, e cila nëpërmjet një njoftimi ka ftuar qytetarët e Kavajës që ti bashkohen protestës përpra godinës së Bashkisë për të protestuar dhe bllokuar procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit.

Njoftimi në faqen zyrtare Kavaja Demokratike:

“ASNJE HAP PAS!

Te nderuar qytetar dhe qytetare te Kavajes!

Diten e neserme ne oren 09:30 ju ftojme te gjitheve perballe Bashkise se qytetit te protestojme dhe te bllokojme proçesin ilegiitim te farses se votimeve te 30 Qershorit!

Te gjithe se bashku ne zbatim te dekretit te Presidentit te Republikes ti themi ndal instalimit te diktatures ne vendin tone.

BASHKIA ESHTE E QYTETAREVE🇦🇱🇺🇸🇪🇺”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...