Ja si u pushtua zyra e Kryebashkiakut të Kavajës/ Policët hapën forcërisht dyert dhe…

Tuesday, 30 July 2019 18:21

Redjan Krali, përfaqësues i Rilindjes në votimet e 30 qershorit, ka arritur të futet në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, në orët e pasdites, ndërsa dyert e institucionit janë hapur forcërisht, me një skenar të ngjashëm me atë të Devollit.

I shoqëruar nga deputetë të PS-së, zyrtarë të Rilindjes, Prefektja, Krali ka marrë zyrën e kryebashkiakut, ndërkohë që në orët e paradites qindra qytetarë ishin mbledhur para Bashkisë në mbështetje të Isa Sakjes, që e konsiderojnë si kryebashkiakun legjitim të qytetit.

Nuk dihet se si do të veprohet në orët dhe ditët në vazhdim, por Krali ka hyrë në zyrë i shoqëruar nga mbështetës, anëtarë të këshillit bashkiak dhe policë, që duket se do të marrin në mbrojtje institucionin, njëlloj sikundër po ndodh në Devoll.

Tentativa e parë që kryebashkiaku i Rilindjes të futej Bashki dështoi. Në mëngjes u betua si kryebashkiak, ndërsa betimi dhe konstituimi i Këshillit Bashkiak u prit me protesta nga Partia Demokratike.

Isa Sakja, ish-kreu i Bashkisë Kavajë, ka deklaruar se një qytet nuk mund të drejtohet në kohën kur kreu i bashkisë ka marrë vetëm 5% të votave të qytetarëve.
Pas betimit, Krali nën shoqërinë edhe të ish-ministrit Ahmetaj dhe ministrit Spiropalit, vendosën të konsumojnë një kafe para se t’i drejtohen bashkisë, siç thanë ata.
Prefektja e Tiranës tentoi të hyjë në bashki, por nuk u lejua nga protestuesit, duke krijuar edhe tension.

“Ne nuk kemi ardhur të vritemi me popullin. Besoj se do ta gjejmë një zgjidhje”, tha drejtuesi i policisë.

“Ne duam të flasim me Isa Sakjan, por e kam telefonuar dhe nuk më është përgjigjur. Ne jemi në rregull me të gjithë dokumentacionin. Nëse nuk futemi sot, do ta bëjmë këtë gjë në vazhdim”, tha prefektja e Tiranës.

Pasi Sakja dhe administrate e bashkisë u larguan në përfundim të orarit zyrtar për administratën, në dyert e institucionit u shfaq Krali, mbështetës të Rilindjes, deputetë, anëtarët e rinj të Këshillit bashkiak, ministra, që morën institucionin duke hapur forcërisht dyert dhe ndryshuar bravat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...