Spahiu: Rasti i Becchetit me 140 milionë euro shkatërrues për Shqipërinë

E mërkurë, 31 July 2019 11:32

Nga Përparim Spahiu

Rasti Becchetti mund të jetë nga rastet më flagrante, kur një dëm financiar prej 140 milon eurosh, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, nuk sjell asnjë pasojë mbi ata, ose më mirë Atë që e shkaktoi.

Gjykata ndërkombëtare përfundimisht ka dënuar Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe ka urdhëruar pagimin e 140 milion eurove si kompensim ndaj Francesco Becchettit nga Qeveria Shqiptare.

Përveç dëmit direkt financiar Shqipëria mer dhe damkën e vendit më të pasigurt për investirorët e huaj.

Jo më kot raportet e të bërit biznes na rradhisin të fundit në rajon. Jo më kot, në gjashtë vite Rilindje, nuk dëgjojmë emrin e asnjë investitori serioz në Shqipëri. Ku e çon mushka Ramën, por dhe neve, vërtet duhet ta gjejmë…!!!!