Policia terror ndaj pronarëve të një biznesi në Tiranë, dhunohet gruaja shtatzënë

E mërkurë, 31 July 2019 12:33

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhjetra forca policie janë pëplasur me pronarët e një biznesi në zonën e doganës, mes të cilëve një grua shtatzënë e cila pretendon se është dhunuar. Shkak për këtë konflikt është bërë vendosja e kangjellave përpara dyqanit, me qëllim kalimin e këmbësorëve, që jo pak herë bëhen burim aksidentesh.

Mirëpo sipas pronarëve të dyqanit policia bashkiake ka vepruar në mënyrë selektive, dhe kanë dëmtuar në mënyrë direkte vetëm aktivitetin e tyre. Ca më tej ata shtojnë se për të mos u vendosur kangjellat u janë kërkuar një shumë prej 2500 eurosh.

Një nga gratë, shtatzënë, njëkohësisht edhe pronare e biznesit ka theksuar se është dhunuar nga Policia Bashkiake. Ajo tha se, njëri nga policët bashkiakë e goditur në bark. “Duhet me i marrë fëmijët nga shtëpia dhe t’i ushqej në rrugë. Të lypë në rrugë. Po na prishnin biznesin. Njëri nga policët më ka qëlluar në bark. Jemi 25 familje që ushqehemi këtu. Na kërkojnë para“, u shpreh gruaja.

Qytetarja e cila është edhe shtatzënë shprehet se është dhunuar nga punonjësit e policisë, ndaj të cilëve do të ngrejë dhe një denoncim. Me jo pak shqetësim ata shprehen se e vetmja zgjidhje është të mbyllin biznesin e tyre dhe të nisen si emigrant drejt Gjermanisë.

Në një vëzhgim të Fax News shihet se bizneset e tjera pranë objektit ku po ndodh konflikti e kanë  hyrjen e lirë, dhe pa kangjella.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...