Basha nga Maliqi: Rama me familjen dhe miqtë po vjedhin shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme, vendim i pakthyeshëm i 85% të shqiptarëve

E mërkurë, 31 July 2019 19:09

Basha nga Maliqi: Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij po vjedhin shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme, vendim i pakthyeshëm i 85% të shqiptarëve.

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Maliq, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri Edi Ramën përgjegjës për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”-tha zoti Basha, i cili vuri në dukje se 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfërit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve.”- e përkufizoi zoti Basha kreun e qeverisë për të treguar mënyrë e Edi Ramës në drejtimin e vendit dhe prioritetet e qeverisë së tij.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, ka qenë mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët, në shërbim të tij dhe oligarkëve.”-theksoi kreu i opozitës.

Duke iu referuar refuzimit të Edi Ramës nga 85% e shqiptarëve më 30 Qershor, zoti Basha vuri në dukje se ky ishte bashkimi më i madh qytetar për të refuzuar varfërinë, papunësinë dhe ekonominë e shkatërruar prej hajdutërisë, kriminalitetit dhe paligjshmërisë së Edi Ramës.

“Kjo është një qeveri që noton në paligjshmëri, sepse ka ardhur nga paligjshmëria. - u shpreh Basha. - Beteja popullore, e organizuar nga opozita, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajo për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën "Rama ik" në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë për të zgjedhur, sipas Kushtetutës, edhe pushtetin vendor, kryetarët e Bashkive dhe këshillat bashkiakë.- deklaroi në Maliq Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...