Basha: Tenderi 15 mln euro, hajduti Psiqik-mafia Kroate-vëllai në mes

E mërkurë, 07 August 2019 17:59

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me tenderin 15 milionë eurosh të fituar nga një firmë kroate.

‘Tenderi 15 milion euro i paracaktuar për miqtë e mafias kroate dhe familjarët e Hajdutit Psiqik, është pjesa më e vogël e përfitimit’, shkruan Basha.

 

Sipas tij, ‘mafia kroate dhe Hajduti Psiqik do të fitojë 10 milion euro në vit nga shitja e programit elektronik tek bizneset’, thekson kreu i PD-së Lulzim Basha me një shënim në Facebook.

 

Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Tani të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë.

Tenderi 15 milion euro i paracaktuar për miqtë e mafias kroate dhe familjarët e Hajdutit Psiqik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe Hajduti Psiqik do të fitojë 10 milion euro në vit nga shitja e programit elektronik tek bizneset.

Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e Hajdutit Psiqik: që t’u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafias kroate në janar kur hyn në fuqi detyrimi.

Në janar miqtë e mafias kroate në ortakëri me familjarët e Hajduti Psiqik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. Praktikisht miqtë e mafias kroate, Hajduti Psiqik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin.

Hajduti Psiqik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...