Pushimet luksoze të Thaçit: Një plazh i tërë vetëm për presidentin, 5600 euro nata

Premte, 09 August 2019 14:19

‘Një plazh i tërë, vetëm për Hashim Thaçin. Një natë në hotelin superluksoz në Bodrum kushton 5600 euro’.

Kështu shkruan gazeta e kryeqytetit serb ‘Blic’, duke pretenduar se ka zbuluar pushimet luksoze të presidenti, Hashim Thaçi, ndërkohë që politika në Kosovë po zien pas shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

‘Ndërsa Kosova po cakton një datë zgjedhjesh dhe po përpiqet të kapërcejë një krizë politike, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të kalojë një pushim në një nga hotelet më ekskluzive në Bodrum të Turqisë, i cili kushton të paktën 5,600 € në natë, ka mësuar Blic

 

Hidhni një sy parajsës së vërtetë të vogël në bregdetin turk, ku pushon Thaçi’, shkruan Blic shoqërua edhe me një video.

Gazeta serbe ‘Blic’ njihet si një media mjaft e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjithashtu ka afri të madhe me Thaçin dhe presidentin Erdogan të Turqisë, i cili po ashtu preferon që ti kalojë pushimet në të njëjtën zonë ku pretendohet se gjendet këto ditë presidenti i Kosovës.

Modifikuar më Premte, 09 August 2019 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...