Kryemadhi uron Kurban Bajramin: Shqipëria ka nevojë për më shumë solidaritet

Diel, 11 August 2019 10:16

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

‘Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare!’, shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj, të publikuar në faqen e Facebook.

 

Mesazhi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

 

Gëzuar Kurban Bajramin!

Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare!

Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar!

Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi.

Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste!

Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri!

Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë!

Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera!

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...