PD Shkodër-Pjetrit: Deri nesër ke kohë, po shkon drejt greminës!

Hënë, 12 August 2019 15:57

Partia Demokratike e Shkodrës i është përgjigjur kryebashkiakut të ri, Valdrin Pjetri, i cili tha sot në një reagim se 4-5 persona në qytetin verior po shpërndajnë trakte për të larguar vëmendjen nga abuzimet shumë-vjeçare të bëra në bashkinë e këtij qyteti.

Lidhur me këtë, PD e Shkodrës i bën thirrje Pjetrit të mos shqetësohet nga letrat e qytetarëve, pasi ato nuk e çojnë në burg, por duhet të shqetësohet nga letrat e autoriteteve italiane, që nuk janë trakte dhe që provojnë se është një person i dënuar.

Ndër të tjera, PD e qytetit verior e paralajmëron kryebashkiakun e ri se po shkon drejt greminës “Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës”!

REAGIM I PARTISË DEMORKATIKE, DEGA SHKODËR
Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar. Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg!

Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.

E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh. E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës!
Prandaj nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003. Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...