“Valdrin Pjetri e dinte se si kriminel e kishte të sigurt karrierën politike në Shqipërinë e Ramës”

E mërkurë, 14 August 2019 13:43

Lideri i PD Lulzim Basha tha sot se kryeministri Edi Rama e dinte shume mire se kush ishte Valdrin Pjetri, qe ai e kandidoi per kryetar bashkie ne Shkoder me 30 qershor, por sipas Bashes, i duhej per te garantuar trafikun e droges dhe qenieve njerezore ne rruget qe kalojne permes Shkodres.

Kreu i demokrateve theksoi nga nje deklarate ne seline blu para pak se Rama e provokoi Shkodren me nje “2 prill” te dyte.

“Sot befas kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denje per Shkodren. Propaganda e Ramës po përpiqet ta trajtojë si problem individual. I padenjë për Shkodrën e Shqipërinë eshtë Rama. Ai që po përpiqet tja hedhë Shkodrës e gjithë Shqirërisë është Rama.

Valdrinin e coi në Shkodër Rama, duke e ditur mirë se kush ishte ai dhe vëllai i tij me të cilët bashkarisht inaguruan hotelin e drogës në Tiranë, me qëllim të garantonte grafikun e drogës dhe qënieve njerëzore në rrugët që kalon përmes Shkodrës mbështetur përmes klaneve mafioze.

Për Valdrinin Rama ishte i gatshëm ta conte Shkodren në përplasje civile, Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

E dinte mirë kush ishte Vladrini por i duhej në Shkodër sic jua tha mer zë e figurë pak javë më parë si kryetar bashkie e si kryetari politik. Kjo i dështoi dhe e tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

Në të vërtetë Valdrin Pjetri do të ishte relativisht i parëndësishëm nëse e verteta do të ishte si thotë Rama dhe mercenarët e tij, por e vëretat ështeë ndryshe”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...