Mesazhi i ngushëllimit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një kollos të saj, Prof. Dr. Thoma Kristo nuk është më!

Diel, 18 August 2019 13:04

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot ndarjen nga jeta të Profesor Doktorit Thoma Kristo. Me një mesazh në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se mjeku kardiopediatër, themeluesi i kësaj katedre dhe njeriu i qindra artikujsh, monografish e tekstesh nuk jeton më.  ‘Profesor Thoma Kristo do të ishte gjithashtu ndër të parët në mbeshtetjen e forcave demokratike dhe mbeti gjithnjë një mbështetes i palëkundur i tyre në Shqipëri’, shkruan ish-kryeministri Berisha. Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen e Profesor Doktorit Thoma Kristo.

Postimi i plotë

Mjekësia shqiptare humbi një kollos te saj! Profesor Dr Thoma Kristo nuk eshte me!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Prof. Dr. Thoma Kristos mjekesia shqiptare bie ne zi. Ajo humbi nje kollos te saj ndersa shoqeria jone nje humanist te shquar.

Prof Dr Thoma Kristo ishte njeri nga personalitetet me te shquara te mjeksise shqiptare, njeri nga pionieret dhe themeluesit e Fakultetit te Mjeksise dhe Sherbimit te Pediatrise dhe Kardio Pediatrise ne Shqiperi. Ne dekada pune e perkushtimi dhe humanizmi te te madh, me aftesite e tij te veçanta Thoma Kristo ndihmo, diagnostikoi, mjekoi, sheroi dhe shpetoi jeten mijra e mijra femijeve te semure nga te kater anet e vendit. Profesor Thoma Kristo si njeri nder me te paret pedagog te Fakultetit te Mjeksise dha nje kontribut tejet te çmuar ne pregatitjen e generatave te tera te mjekve te pergjithshem dhe specialisteve ne fushen e pediatrise dhe kardiopediatrise.

Studiues, shkencetar i apasionuar ai eshte autor i nje serie te gjate kerkimesh te rendesishme shkencore, artikujsh, monografish, tekstesh qe qendrojne ne themelet e Mjekesise, Pediatrise dhe Kardiopediatrise te Shqiperise.

Profesor Thoma Kristo do te ishte gjithashtu nder te paret ne mbeshtetjen e forcave demokratike dhe mbeti gjithnje nje mbeshtetes i palekundur i tyre ne Shqiperi.

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para kujtimit dhe vepres se tij shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermvete te ndjerit Profesor Thoma Kristo dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...