Ish-ministri: Vetëm miqtë e Ramës sulmojnë sipas qejfit

Diel, 18 August 2019 15:21

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Mihal Kokëdhimës, pronarit të restorantit që sulmoi turistët spanjollë tri ditë më parë në Himarë.

Në sallën e gjyqit ai u dëgjua teksa tha se ‘kryeministrin e kishte mik’, ndërsa Manjani shkruan me ironi se ky fakt nuk vihet në dyshim. “Po, sigurisht që e ke mik! Nuk ka nevojë ta përsëritësh. Po nuk qe miku i Tij, nuk merr dot guximit të sulmosh dynjanë.

Vetëm miqtë e Tij, sulmojnë e dhunojnë sipas qejfit se nuk kanë frikë. Miq kemi dhe ne të tjerët, por nuk i nxisim të sillen kafshërisht me të tjerët.

Pa dyshim që e ke mik! Dhe je nga ato miqtë që do të duhet të kalosh ca ditë në burg, se edhe Atij i janë shtuar miqtë e duhet tu shesë disa prej jush…”, shkruan Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...