‘Në 6 vite nuk mbarove 7 gjysmë ura’/ Berisha i përgjigjet genjeshtrave të Ramës për Rrugën e Kombit

E mërkurë, 21 August 2019 17:15

Edi Rama u mburr dje në një status në profilin e tij në facebook se vetëm me paratë që ka mbledhur bashkë me konceisionarin e rrugës, ka mundur të ndërtojë 7 ura të reja në Rrugën e Kombit.

Kjo gënjeshtër është hedhur poshtë nga ish-kryeministri Berisha, që e ka cilësuar si ‘një krenari mjeranë të një njeriu që nuk përfundoi dot në 6 vite shtatë gjysem ura qe duhej te perfundonin ne fund te vitit 2013!

‘Krenaria mjerane me gjysem gjeli ne vit e Edvin Hajnise!

Miq, Edvin Hajnia u mburr dje se keto dite perfundojne ndertimin 7 ura spektakolare ne Rrugen e Kombit.

Ne te vertet kjo eshte nje krenari mjerane pasi:

- Edvini mezi ndertoi gjysem gjeli ne vit, apo ai

- nuk perfundoi dot ne 6 vite shtate gjysem ura qe duhej te perfundonin ne fund te vitit 2013!

Po rikujtoj ketu se qe nga viti 2013 gjer sot akoma nuk perfunduan 7 gjysmat e urave ne segmentin e autostrades Kukes - Morine te Rruges se Kombit, te cilat kishin projektin, financimin dhe ishin ne ndertim e siper dhe duhej te perfundonin ne fund te vitit 2013.

Ndertimi i ketyre gjysem urave apo siç i quan Edvin Hajnia gjysem gjelave duhej per kalimin e urave te ndertuara nga dy korsi qe ishin ne kater korsi.

Mirepo u bene 6 vite pra 72 muaj dhe 7 gjysem urat akoma nuk kane perfunduar dhe perveç kesaj kostoja e çdo gjysem gjeli te Edvin Hajnise u rrit me shtate here krahasuar me ate te urave ekzistuese, te cilat perfunduan ne nje afat kohor 18 mujor.

Zvarritja me 6 vite e perfundimit te 7 gjysmave te urave te segmentit Kukes - Morine te Rruges se Kombit kishte dy shkaqe:

Se pari,

- urrejtjen patologjike te Zografit Bis per Rrugen e Kombit por pa dyshim, se dyti,

- hajnine sa me spektakolare te mundshme ne ndertimin e tyre. Sb’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...