Presidenti Meta në Tomorr: Të punojmë për një Shqipëri të drejtë

E Enjte, 22 August 2019 12:02

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar nga Mali i Tomorrit të gjithë besimtarët bektashinj, që festojnë sot Ditën e Pelegrinëve.

Kreu i Shtetit u dekorua nga Kryegjishi i Bektashinjve dhe tha se këtë vit kanë marrë pjesë në këtë pelegrinazh më shumë njerëz të nderuar dhe kjo është shenjë se vitin që vjen punët e Shqipërisë do të shkojnë më mirë. Ndër të tjera, Presidenti Meta uroi që Abaz Aliu t’i japë forcë politikës shqiptare të çojë përpara Shqipërinë, që ajo të bëhet më e drejtë, më e bashkuar dhe më evropiane.

“Nuk do flas gjatë sot, pasi kemi shumë mysafirë të nderuar, që një vit më parë nuk kanë qenë këtu dhe kjo është shenjë e mirë se punët për vitin që vjen do shkojnë më mirë në vendin tonë. Dua të them se jo më kot poeti ynë i madh kombëtar, në momentet më të vështira, për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, ju referua dhe i dha vendin që meritonte edhe poezi e poemë figurës madhështore të Abaz Aliut. “Abaz Aliu erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, se Zoti e desh”.

Ndaj dhe ne mblidhemi këtu për të nderuar këtë figurë të shenjtë dhe gjithë ato legjenda, personalitete, që përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për bashkim kombëtar, që punuan gjithmonë pa u lodhur për harmoninë fetare në vendin tonë. Abaz Aliu të na japë forcë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar, më evropiane siç e meritojnë të gjithë shqiptarët”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...