Lulzim Basha: Pas Pjetrit e Kajmakut, dhe sa të tjerë?! Kërkohen zgjedhje nën një qeveri tranzitore

E Enjte, 22 August 2019 14:11

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot se vendi ka nevojë për  shkëputjen e plotë të politikës nga krimi, me të cilin e ka përfshirë Edi Rama dhe kjo mund të arrihet vetëm me një proces të rregullt zgjedhor të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore.

Basha dha një deklaratë për mediat sot nga selia e PD. Pyetja e parë që iu drejtua ishte lidhur me dosjen 184 që u refuzua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.  Basha theksoi se ky ishte veprim i dy “katicave” të Prokurorisë të cilat natyrisht duhet të ndiqen për “shpërdorim detyre”.

 Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerman Peter Zingraf. Basha theksoi se janë përpjekur ta mbyllin dosjen 184 para se të krijohet SPAK-u, qëllimisht. Po ashtu Rama dhe personat e tjerë përgjegjës në PS po mbyllin dosjen e Agim Kajmakut, person me precedentë penalë me drejtësinë greke. Rama është në dijeni të këtij fakti dhe ka vazhduar ta kandidojnë këtë person në shkelje të ligjt të dekriminalizimit.

Pyetja është: sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedencë penalë?

Kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri ka një burim: kriminalizimin e plotë të politikës nga Edi Rama me trafikantë dhe lordë droge dhe kriminelë të tjerë. Ndaj kërkohet një proces i rregullt zgjedhor i mbikqyruar nga një qeveri transitore.  Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë. 

 
Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 14:16

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...