Tritan Shehu: Sistemi ynë shëndetësor, ndër më antisocialet në botë

Saturday, 24 August 2019 16:49

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehet se sistemi shëndetësor në Shqipëri është ndër me antisocialët në botë. Me një shënim në “Facebook”, Shehu thotë se mungon asistenca mjekësore për të sëmurët peliativë dhe ato kronikë.

Sipas tij, në shtet nuk ka aparatura për trajtimin e këtyre sëmundjeve dhe pacientët detyrohen të shkojnë të marrin shërbimin në privat.

Postimi i Shehut:

Sistemi yne shendetesor, nder me antisocialet ne bote.
Nje tregues tjeter per kete karakteristike Afrikano Qendrore te ketij sistemi eshte edhe niveli katastrofal i asistences mjekesore ambulatore per te semuret paliative apo ata kronike.
Ashtu sic eshte nje detyre e sistemit publik te perballoje gratis urgjencen mjekesore adeguate, procedurat e sofistikuara vitale, qe sic publikova para pak ditesh per aksidentet vdekje prurese embolitike cerebrale kjo nuk ndodh, ashtu eshte dhe ndaj asistences “ne shtepi” per keta te semure.
Sot do permend vetem ata paciente te ketyre kategorive me pa mjaftueshmeri te frymemarjes, gje per te cilen kane nevoje per oksigjen shtese kudo ku jane.
Asnje mbeshtetje per ata, qofte dhe vetem duke i furnizuar gratis me burime oksigjeni nepermjet disa aparaturave te thjeshta, qe kushtojne reth 700 E, dhe qe kudo ne boten civile ofrohen pa pagese se bashku me te gjithe sherbimin cilesor e pa limit kohe.
Ne Tirane sherbimi yne nuk disponon asnje aparat te tilla, qofte e statik, pra nevojtaret duhet te drejtohen te privati.
Sistemi yne publik nuk ofron mundesi reale kujdesi te tille, ndersa mbi 90% e popullesise sone nuk perfiton nga kujdesi paliativ as minimalen.
Shtrimi i perkoheshem ne spital i ketyre pacienteve nuk eshte zgjidhje.
Pra ne Shqiperi keta paciente, si dhe nje shumice e madhe qytetaresh per patologji te ndryshme, nqs nuk mund te paguajne te struktura private do te duhet te vuajne duke u invalidizuar me shume e shpejtuar rrugen drejt Vdekjes!
Dhe pastaj dikush cuditet kur na klasifikojne si vendi me kujdesin me te keq ndaj pacientit ne Europe (si kontinent).

Modifikuar më Saturday, 24 August 2019 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...