'Siguria e qytetarëve në nivelin zero'/ Akuzat e forta të ish-deputetit: Po mbrohen kriminelët me lidhje të forta politike

Diel, 01 September 2019 19:44

I nxitur nga ngjarja e mbrëmshme në Fier, ku mbetën të plagosur 5 persona, por edhe nga një seri ngjarjesh kriminale që kanë tronditur vendin, ish deputeti i PD, Bardh Spahia shprehet se siguria në vend është në nivelin zero.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia akuzon ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj dhe qeverinë si mbrojtëse të kriminalitetit në vend.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

TE PAAFTE E TE ZHYTUR NE KRIM!

Edhe sa ngjarje duhet te ndodhin qe Sander Lleshaj te kuptoje se cila eshte detyra e tij? Ngjarja e mbremshme ne spitalin e Fierit eshte vetem ilustrimi fatkeq, se prej kohesh, siguria e qytetareve eshte ne nivelin zero e se pushteti politik mbron kriminalitetin e vet. Nje nate me heret ne Vlore e ne Korce, pati dy raste kur qytetaret u qelluan ne banesat e tyre. Ndersa mbreme, hesapet u lane me arme deri ne spital, duke rrezikuar edhe jete te tjera. Koha do na tregoje nese po mbrohen autoret me lidhje te forta politike.

Armet perdoren kollaj sepse pushteti ilegjitim nuk ben punen e vet parandaluese per sigurine e qytetareve. Kryeministri e kalon kohen duke vizatuar virtualisht nje realitet qe nuk ekziston, ndersa ministri i brendshem, quan pune "inspektimin" e ekipeve te FRONTEX ne kufi, edhe pse numri i vrasjeve e plagosjeve ne gusht, i ngjan nje bilanci lufte.

Cfare do qe te ndodhe, nuk ua prish rehatine, sepse asnjeri nuk ka asnje lidhje, as me pergjegjesine e as me pergjegjshmerine! As per fasade nuk ka nje impenjim per sigurine ne vend! Prej kohesh qytetaret nuk jane prioritet i kesaj bande ne pushtet e qytetaret e bashkuar duhet ti shporrin sa me pare!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...