Sesioni i ri nis me avazin e vjetër

Hënë, 02 September 2019 19:07

Nisja e sesionit të ri të Kuvendit, si rregull është një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën politike dhe institucionale të vendit. Por mbledhja e sotme e Kuvendit, pas pushimeve të gjata verore, është nga ato zhvillime që nuk ka sjellë asgjë të re.
Në sallë ishin deputetët e Partisë Socialiste dhe deputetët e tjerë që zyrtarisht thonë se janë të “opozitës”. Në fakt, janë vetëm disa shtojca të PS, pas edhe votimet e ligjeve në Parlament i bëjnë njëlloj siç i porosit Taulant Balla.

Në këtë mënyrë, sot nuk duket se është mbledhur Kuvendi, por vetëm grupi parlamentar i PS-së që ka edhe ndonjë “fraksion” me deputetët të “pavarur”, të cilët morën mandatet që la opozita zyrtare. Ndaj sot nuk u mblodh Kuvendi, por asambleja e PS-së.

Fjalimet që u mbajtën në Kuvend tregojnë ata që thonë se përfaqësojnë shqiptarët nuk e kanë idenë në çfarë krizë është vendi. Opozita reale ka djegur mandatet që nga muaji shkurt. Shqipëria bëri zgjedhje moniste, si në kohën e komunizmit. Negociatat me BE janë më të rrezikuara se kurrë. Ekonomia ka arritur në pikën që koncesionet po kthehen në skemën e re piramidale, ndërsa krimi dhe korrupsioni kanë arritur në nivel qeveritar.

Në fjalimet në Kuvend nuk pati asnjë shqetësime për këto probleme dhe shumë të tjera. Gramoz Ruçi foli për sukses në zëvendësimin e mandateve me deputetët e rinj, pra nxjerrjen e opozitës reale jashtë sistemit. Taulant Balla ishte i kënaqur me reformat e bëra nga qeveria “Rama” dhe tha se ky Kuvend do të votojë ligje të rëndësishme. Rudina Hajdari tha diçka për mos ndëshkimin e zyrtarëve, por nuk kuptohej nëse e kishte inatin me qeverinë apo me PD. Fjalimet e tjera ishin për hallet e ballistëve gjatë luftës së dytë botërore dhe çështje që s’kanë të bëjnë me situatën politike.

Kjo ishte seanca e sesionit të ri të Kuvendit të sotëm, që pritej të sillte një reflektim nga ana e qeverisë për krizën politike. PS-ja nuk dha asnjë shenjë se ka reflektuar për atë që po ndodhë në vend dhe do të marrë në konsideratë ndonjë kërkesë të opozitës. E vetmja ofertë, që më shumë ngjan si tallje, është ajo e Taulant Ballës që thotë se opozita ka një karrige në komisionin e reformës zgjedhore. Oferta përfundon këtu, të një karrige jashtë Parlamentit. Sepse në fund, siç tha dhe Taulant Balla, opozita e “vërtetë” është Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari dhe deputetë të tjerë që votojnë rregullisht për ligjet e qeverisë “Rama”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...