Hapi tjetër i grushtit të shtetit, shkarkimi i presidentit

Tuesday, 03 September 2019 16:06

Nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria, përfundimisht, është në kthetrat e një narko-diktature. Sekti i rrezikshëm i Rilnidjes me mbështetje e lojtarëve privatë ndërkombëtarë, sic është George Soros, e ka futur Shqipërinë drejt rrugës së një gremine dhe vendi po rrokulliset me shpejtësi drejt saj.

Ekonimia është në zgrip, rendi dhe qetësia nuk egzistojnë, përveç trafikut të kokainës në marrëdhëniet të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut, bandat po lajnë hesapet njëra me tjetrën.

Për të parë më qarë kurbën e vrasjeve duhet të shihen uljet dhe ngritjen e personave brenda sektit të Rilnidjes. Nuk është as sekret, as konspiracion tavlionash që George Soros praktikisht, në kushtet e qeverisjes ku jemi, e ka “blerë” këtë vend dhe luan fijet e tij ashtu si do, si në Shqipëri, edhe më gjerë.

Nën këtë çadër mbrojtëse bënë zgjedhjet e turpshme të 30 qershorit, zgjedhje me një parti e me një ngjyrë e po shkojmë të vendosur me ballin lart e barkun bosh drejt hapit tjetër të narkodiktaturës. Për të mos përsëritur fakte që dihen, grushti i shtetit që nisi me emërimin e Arta Markut kryeprokurore, me 69 vota, tani po merr një zhvillim tjetër. Sot në ora 12.00 mblidhet me shpejtësi Komisinoi Hetimor për shkarkimin e presidentit. Sekti, pasi ka gllabëruar çdo segment qendror e lokal të pushteteve, i ka mbetur posti i presidentit që duhet zëvendesuar me një narko-president.

Mësohet se gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria për këtë çështje. Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete. Sipas “Panorama” pritet që të dëshmojë javën e ardhshme edhe Meta para këtij komisioni, por ende nuk dihet nëse do të pranojë apo ajo presidenti.  Gjatë këtij hetimi nuk do të mundojnë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit. Ata pritet të mbërrijnë në Tiranë në fund të kësaj jave.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershor, me një dekret të nxjerrë më 8 qershor. Presidenti caktoi me një dekret të dytë datën 13 tetor si datë e vlefshme për tri palë zgjedhje, përfshirë lokalet, të përgjithshmet dhe ato presidenciale.

Motivi ishte frika se 30 qershori do të kishte përplasje. Dekreti u cilësua nul nga mazhoranca si anti-kushtetues, e cila vijoi punën me zgjedhjet. Kjo solli vendimin e PS se Meta duhet shkarkuar si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën.

Modifikuar më Tuesday, 03 September 2019 16:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...