Komisioni i Ekonomisë rrëzon 4 dekretet e Metës

Tuesday, 03 September 2019 12:29

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar 4 dekretet e Presidentit Ilir Meta për privatizimet si dhe ate per koncensionin e rruges Orikum-Dukat, koncensionin per rrugen Milot-Balldren, ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’. Keto dekrete u rrëzuan nga votat e maxhorancës, ndërsa ata tani do të kalojnë për shqyrtim në Kuvend.

Mbledhja
Në mbledhjen e sotme, e cila drejtohej nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u diskutuan 4 ligjet që u kthyen nga kreu i shtetit.

Teksa anëtarët e komisionit po diskutonin, mes Ahmetajt dhe deputetit të opozitës, Alban Zeneli ka nisur një debat. Ahmetaj i kërkoi Zenelit që të mos fliste në këmbë, por të zinte vend në tryezë për t’ju bashkuar diskutimeve. Kaq ka mjaftuar që Ahmetaj të ndërpresë mbledhjen, për ta rifilluar pak minuta më vonë.

 


4 DEKRETET E KTHYERA NGA META

 
 

-“Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

Modifikuar më Tuesday, 03 September 2019 12:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...