15 vjet LSI, Erisa Xhixho: Misioni vazhdon më i fortë dhe më i vendosur se kurrë, për të ndërtuar Shqipërinë evropiane

Premte, 06 September 2019 13:39

Shumë krenare që më 6 Shtator 2004 do të isha themeluese jo thjesht të një partie politike , por të një misioni që do i jepte shansin të rinjve të ishin pjesë e krijimit të të ardhmes së Shqipërisë, duke ruajtur identitetin, vlerat dhe dëshirat e tyre, duke bërë të mundur gjëra që dukeshin të pamundura për rininë e viteve 2000.

LSI u krijua dhe mbron vlerat themelore demokratike e sociale, lufton për integrimin europian të vendit, mbrojtjen e të drejtave të gjithë qytetarëve pa diskriminim, dhe promovimin e familjes si bosht themelor i shoqërisë Shqiptare.

Kujdesi për njerëzit që nuk kanë kurrfarë mbështetje duke i dhënë shansin e mundësinë për të adresuar dhe zgjidhur shqetësimet e tyre.

Pasi LSI në gjithë keto vite ka evoluar ka kuptuar gabimet e saj dhe është përmirësuar për t'i shërbyer më së miri njerëzve që ajo përfaqëson dhe për të bërë më të mirën për vendin.

15 vite te ekzistencës së LSI tregojnë per një forcë politike që ka ditur të luftojë, rrëzohet e të ringrihet mbi vlerat që ajo beson dhe me ndihmën e pakushtëzuar të elektoratit të saj të jashtëzakonshëm.

Sot pas 15 vite misioni LSI vazhdon më i fortë dhe më i vendosur se kurrë për të ndërtuar Shqipërinë që do bënte çdo shqiptar krenar, ku çdo shqiptar të ndjehet si në shtëpinë e tij.

Kjo eshte LSIhttps://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6c/1/16/2764.png");">❤

Gëzuar të gjithë themeluesve , anëtarëve dhe mbeshtetësve që besojnë që një LSI e forte do të na çojë me shpejt drejt konsolidimit të një Shqipërie Europiane.

Modifikuar më Premte, 06 September 2019 13:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...