Shtohen dilemat për Brexitin, opozita nuk mbështet planin e Johnson

Saturday, 07 September 2019 09:00

Dilema lidhur me Brexitin u intensifikua të premten në Britani, pasi partitë e opozitës refuzuan të mbështesin thirrjen e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje derisa ai të sigurojë një shtyrje të afatit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian – diçka që ai është betuar se nuk do ta bëjë kurrë.

Zoti Johnson këmbëngul se Britania duhet të largohet nga BE-ja brenda 55 ditësh, dhe thotë se zgjedhjet janë mënyra e vetme për të zhbllokuar situatën, ndërkohë që ligjvënësit kanë votuar kundër disa marrëveshjeve për daljen nga BE, por nga ana tjetër nuk duan të dalin pa një marrëveshje.

Ai do që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor, dy javë para ditës së planifikuar të Brexitit, më 31 tetor, por i duhet mbështetja e dy të tretave të ligjvënësve për të zgjedhje të parakohshme shkruan voa. Johnson humbi një votë për të njëjtën çështjekëtë javë, por ai planifikon të provojë përsëri të hënën.

Pas diskutimeve të Premten, ligjvënësit nga disa parti të opozitës thanë se nuk do të mbështesin zgjedhjet nëse qeveria nuk i kërkon BE-së të shtyjë afatin për Brexit, duke shmangur kështu rrezikun që Britania e Madhe të dalë pa marrëveshje. Zoti Johnson kategorikisht e refuzon mundësinë e shyrjes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...