Platforma e LSI-së, platformë qeverisjeje

Saturday, 07 September 2019 12:18

Lëvizja Socialiste për Integrim mbush 15 vjet nga krijimi i saj. Në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongreseve, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e veshur me të verdha, ngjyra e vjeshtës tha se kjo forcë bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.

Integrimi

Kryemadhi theksoi se busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike

“15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.

Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti. Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së.

Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike. Për ne mbetet parësore kthimi i besimit tek Shqipëria si shtëpia jonë e përbashkët”, deklaroi Kryemadhi.

Ekonomia

Rilindja ka shkatërruar ekonominë e qytetarëve. Sipas saj, sot Shqipëria është zbrazur si rezultat i pabarazive sociale, ndërsa shtoi se të rinjtë e të rejat kanë marrë rrugën e emigrimit në kërkim të shpresës.

“Duke komentuar zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi theksoi  se qytetarët  i dhanë të drejtë opozitës pasi 80% e tyre braktisën duke mos marrë pjesë në kutitë e votimit. Për ne mbetet parësore Kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët. Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël  i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqiperi, fatkeqesisht për kushtet dhe veçoritë  dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend. Që ka mpirë shoqerinë dhe po i  çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të.

S’mund te quajmë rastësi, kapitalizëm apo  demokraci  grabitjen e tokës së teatrit me ligj të posaçëm dhe me vota deputetësh pa dinjitet: Në ç’vend të botës ndodh që ligji të burgosë  një familjar të papunë  që nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike dhe nuk guxon të gjykojë ata që në flagrancë janë kapur duke vjedhur, shitur dhe blerë votën? Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit  kriminal dhe  oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk përbejnë më shumë se 1 % të tyre, dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti”-tha Kryemadhi.

  Dalja nga kriza

Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë.  Në kohën kur më shumë se kurrë kërkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është polarizimi i tejskajshëm, nxitja e përçarjes së shoqërisë në ‘ne’ dhe ‘ata’.

Në kohën kur kërkohet mobilizimi i gjithë energjive e kapaciteteve kombëtare për integrimin e vendit, kemi shkatërrimin e administratës publike, dhe injorim të institucioneve të pavarura dhe akademike.

Gënjeshtra është kozmetika e përditshme e fytyrës së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji. Makineria e propagandës ka filluar të kërcasë e nuk mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër, ata shohin dhe kuptojnë. Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji, e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë vlerat saj themelore: shtetin demokratik e social, mundësitë e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Arsimi

Sipas Kryemadhit, në sistemin e Rilindjes, po nuk pate para, nuk kurohesh dhe arsimohesh.

“Mundësitë  e barabarta u shkatërruan në arsimin e lartë. Mundësitë e barabarta u shkatërruan edhe në shëndetësi, ku mbi 60 % e shërbimit spitalor është në duart e privatit. E ku duhet të paguash shtrenjtë që të marrësh shërbime cilësore e në kohë.

Ky është sistemi i rilindjes: po nuk pate para, nuk mund të arsimohesh, nuk mund të kurohesh. Shteti social, thelbi i së majtës, ka rënë. Por shqiptarët, me varfërinë e ulur këmbëkryq në shtëpitë e tyre, kane nevoje për një shtet të fortë.

I vetmi qe nuk e sheh, nuk e ndjen dhe nuk preket nga kjo situatë është Kryeministri. I cili në fakt është shkaktari kryesor i kësaj katastrofe. Atë nuk e prekin as skandalet e përditshme të rilindasve të tij, as dhunimi i votës, as shkelja e ligjit dhe kushtetutës, as trafiqet e drogës, as largimi i shqiptareve që janë totalisht të pashpresë”, deklaroi Kryemadhi.

Çlirimi i ekonomisë nga oligarkia

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj të mbajtur në 15-vjetorin e themelimit të saj prezantoi një platformë, e cila sipas saj, do ta shpëtojë ekonominë shqiptare nga uzurpimi që i ka bërë sot oligarkia. Sipas Kryemadhit, çlirimi i ekonomisë vjen përmes fuqizimit të biznesit të vogël dhe të mesëm.

-Vendosje e takses se sheshte ne 10% .

-TVSH 0 per prodhimet bujqesore

-Tvsh 6% per produktet e shportes

Heqjen e taksës se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojmë tiu qëndrojmë dhe nuk do te rreshtim për te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve. Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar.

Të realizojmë reformën në arsim, ku te krijojmë mundësi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re për një arsim cilësor, të lidhur me tregun e punës dhe që garanton punësim. Të reformojmë shëndetësinë dhe të forcojmë shëndetin publik, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilësinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore. Të mbështesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit për të jetuar e punuar në Shqipëri.

Paketa për rininë

“Propozime konkrete per start-up-et, biznesin e drejtuar nga të rinjtë, po i përgatisim dhe do t’i paraqesim së shpejti propozimin tonë bashkë me faturën financiare që çdo i ri apo e re deri në moshën 30 vjeç për çdo biznes apo edhe te ardhurat e tyre financiare qe vine si rezultat i punës tyre në biznes, administratë, sistem bankar, shëndetësi, bujqësi, apo çdo fushë tjetër tatimi të jetë 0”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në 15-vjetorin e kësaj force në një aktivitet të organizuar mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Ajo tha se ne duhet të hartojmë politika që t’i kushtojmë vëmendje të rinjve dhe të rejave që t’i mbështesim për të qëndruar në Shqipëri. Do të ishte nder dhe përfitim i madh për shtetin shqiptar që më mirë të bej 0 taksat për të rinjtë shqiptarë se sa paratë e tyre të harxhohen për udhëtimet e luksit të enturazhit qeveritar”, u shpreh ajo.

Sipas Kryemadhit, plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve janë alarmi ynë i madh dhe ndalimi i këtij trendi duhet konsideruar dhe trajtuar si interes kombëtar.

“Prandaj shteti dhe të gjithë mekanizmat e tij, politika pa dallim dhe e bërë bashkë duhet të synojë e realizojë ndërmarrjen e politikave që kanë në themel të tyre solidaritetin dhe dimensionin social, humanizmin dhe shtetin si garant të arsimit e punësimit për të rinjtë, të shëndetësisë si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si përfitim të oligarkëve”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...