Rama urdhëron mediat pranë tij të thonë se ‘Venecia’ shmang PD-LSI, reagon PD: I planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00

Saturday, 07 September 2019 16:36

Të hënën, më 9 shtator, mbërrin në Tiranë Komisioni i Venecias për nismën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator.

Në disa media, është publikuar lajmi sipas të cilit, axhenda e takimeve të Komisionit të Venecias shmang PD dhe LSI-në, por lajmi është përgënjeshtruar menjëherë nga Partia Demokratike.

Në një njoftim për shtyp, selia blu bën me dije se, “në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”, thuhet në njoftimin e PD-së”.

“Lidhur me lajmin e mbërritjes së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Shqipëri, disa media, duke iu referuar një axhende të paperditësuar, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do të takohet me opozitën. Në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Globi

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë. Ndërrsa frika nga koronavirusi vazhdon rritet, numri i...

Nuk ka raste me koronavirus në Kosovë, pacientja e dyshuar rezultoi negative

Aktualitet

Nuk ka raste me koronavirus në Kosovë, pacientja e dyshuar rezultoi negative

Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez koronavirusi, raporton Express nga burimet e saja. U dyshua se një grua e rreth të...

Kapen mbi 10 kg kokainë, pranga tre shqiptarët. Ja skema për përdori policia për t’i futur në kurth

Kronikë

Kapen mbi 10 kg kokainë, pranga tre shqiptarët. Ja skema për përdori policia për t’i futur në kurth

Policia italiane ditën e dielë ka sekuestruar 10 kilogramë e gjysmë kokainë, vlera e së cilës nëse do dilte në treg përllogaritej në dy milion euro, ndërsa në pranga vuri...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!