Basha aleancë me qytetarët , sekti i Ramës me krimin e organizuar

Saturday, 07 September 2019 18:33

Shqiptarët nuk kanë më besim të qeveria e Rilindjes dhe si alternativë të shpëtimit ata po shikojnë opozitën. Këtë e tregojnë në mënyrë të hapur edhe sondazhet e publikuara nga organizata të cilat në zgjedhjet e fundit kanë qenë thuajse të sakta në publikimet e tyre. Edi Rama është në kuotat e tij më të ulëta ku sipas sondazheve ai dhe Rilindja përballë opozitës është humbës rreth 40% të mbështetjes elektorale ndërsa PS+LSI+ partitë e opozitës sondohen në rreth 60%.

Madje këtë e treguan votimet moniste të 30 qershorit. Edi Rama hyri i vetëm në votim dhe shqiptarët që e përkrahën nuk i kaluan 15%.

Kjo është kuptuar fare mirë edhe nga opozita e bashkuar e cila po mundohet të rivendosë një lidhje të re me qytetarët. Qindra takime janë bërë në muaj korrik e gusht nga zyrtarë të PD dhe lidershipi i saj, si një nevojë urgjente për të kërkuar elektorat përmes aleancave në terren, duke krijuar një lidhje telash me grupet e interesit. Masiviteti në këto takime tregon përkrahjen që opozita po fiton nga shqiptarët. Mes qytetarëve dhje opozitës ka nisur një marrëdhënie e sinqertë.

Pak ditë më parë kemi parë nënshkrimin e dy kontratave besimi mbi dy çështjet më skandaloze që nxorën zbuluar babëzinë e Rilindjes për të gllabëruar prona publike e private dhe për ti shndërruar ato në kulla gjigande miliona euroshe. Opozita nënshkroi kontratë me artistët për të mos lejuar kurrë shembjen e Teatrit kombëtar dhe kontrata tjetër me banorët e Unazës së re, të cilët për të mbushur xhepat e rilindësve duhet të dalin ën rrugë të madhe.

Kontrata e opozitës aktuale me qytetarët planifikon taksë të sheshtë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.

Plani i opozitës është dyfishim i buxhetit të arsimit, sepse arsimi është prioritet kombëtar.  Ky plan dyfishon buxhetin e arsimit të lartë me 74 milionë usd më shumë, që Edi Rama i shpenzon për luksin e zyrave të tij, për udhëtime me avion dhe për automjete të shtrenjta. Studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, përfitojnë subvencion 100% të tarifës univeristare. Ata  me mbi 640 mijë lek,  paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. 5 milionë usd mbulojnë me bursë studentët e varfër. 27 milionë USD do të përdorët për infrastrukturën universitare, konvikte, auditorë, laboratorë. Nëpërmjet skemave nxitëse të bujqësisë dhe ofrimin e kapitalit investues.

Kjo opozitë përballë ka sektin e Rilindjes. I betuar për tu barë palë më krimin vetëm që të qëndroje në pushtet Rama e ka zhytur vendin në krim. Në gjashtë vitet e qeverisjes së tij, Edi Rama ka promovuar mbi 300 njerëz me precedentë penalë. Lidhja e kryeministrit Edi Rama me krimin është e hershme, po aq sa karriera e tij politike.  Që kur ai ishte ministër kulture, me të famshmet fasada, ku fitoi para e mori e revansh politik, duke vijuar me kandidimin e më pas drejtimin e Bashkisë së Tiranës në tre mandate njëri pas tjetrit. Rama e nisi bashkëpunimin me krimin e organizuar si kryebashkiak i Tiranës. Aty ata pastruan paratë e tyre kriminale.   Dhe historia e krimit dhe lidhjeve të tij me Ramën e politikën e majtë vijon e intensifikohet kur ky i fundit erdhi në drejtimin e shtetit, pas zgjedhjeve të 2013-s. Faktet, përgjimet, botimet, denoncimet që bëhen përditë jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga ndërkombëtarët, e kanë zbuluar qartë rolin e përfshirjen e tij tek krimi, ai krim që e futi, e sponsorizoi dhe po e mban në politikë./ Redaksionale

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Sport

Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Martin Braithwaite nuk ishte lojtari i vetëm që ka patur një prezantim të keq me klubin e ri. Futbollisti danez gjatë prezantimit që bëri në Camp Nou u përpoq të bënte disa...

'Mbro Teatrin, firmos dhe ti!' Nis peticioni në hyrje të godinës historike

Aktualitet

'Mbro Teatrin, firmos dhe ti!' Nis peticioni në hyrje të godinës historike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka çelur sot, mbledhjen e firmave nga qyetarët për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe firmat mblidhen pikërisht në hyrje të saj  “Firmos edhe ti!”...

Ronaldo në prag të ndeshjes së 1000-të në karrierë

Sport

Ronaldo në prag të ndeshjes së 1000-të në karrierë

Juventus luan ditën e sotme ndaj Spal në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Serie-A. Ndeshje e lehtë në letër, por bardhezinjëve nuk u lejohet asnjë gabim pasi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!